Familja e një trashëgimtareje britanike që humbi jetën e mbytur teksa ishte me pushime, kanë fituar të drejtën të padisin bashkëshortin e saj për vrasje si dhe për pagesën prej 3milionë paundë të sigurimeve të jetës.
47 vjeçarja Paula Leeson, nga Sale në Britaninë qendrore, vdiq e mbytur në pishinën e një vile në një fshat të largët të Danimarkës në qershor 2017, teksa ishte me pushime me bashkëshortin e saj Donald McPherson.
Ky i fundit u akuza për vrasjen e saj në 2020, por gjyqi në Manchester u braktis pasi gjykatësi vendosi se nuk kishte prova të mjaftueshme.
McPherson tashmë priste 3.3milionë paundë nga sigurimet si rezultat i vdekjes por familja e Leeson po ndjek një padi civile për vrasje.
Gjyaktësi i lartë Pearce, refuzoi pretendimin e McPherson për të ndaluar gjykimin dhe urdhëroi policinë e Manchester të zbulojë dokumentet që zotëron në ndihmë të pretendimeve të familjes.
Por McPherson, i cili tashmë është vendosur në Zelandën e Re, është shpallur njëherë i pafajshëm për vrasje.
Zonja Leeson ishte bija e Willy, një biznesmeni të suksesshëm që drejtonte një kompani inxhinierike në Manchester.
Avokatja Alison Rocca, tha: “Familja Leeson janë të lumtur që përpjekjet e Donald McPherson për të refuzuar gjyqin janë tejkaluar. Vendosja e tij në Zelandën e Re nuk do të lejojë që ai t’i shpëtojë pasojave të akteve të tij”.
“Familja janë tani më pranë arritjes së drejtësisë për vdekjen e parakohshme të bijës së tyre”.
Seancat pritet të nisin në mars.
Top Channel