Srdjan Djokovic, babai i tenistit serb Novak Djokovic ka folur për trajtimin e djalit të tij në Melbourn duke thënë se ishte një “tentativë vrasje” përpara deportimit të tij.
Djokovic, i cili është kundër vaksinimit ndaj Covid-19 është detyruar të lërë Australinë pasi viza e tij u anullua dy herë në dy javë.
Srdjan është ankuar për vendimin e qeverisë australiane për të dëbuar Djokovicin një ditë para fillimit të Australian Open 2022. Por ai mund të fokusohet në French Open që do të zhvillohet në maj.
Duke folur pas vendimit të Gjykatës Federale, Srdjan tha fjalë të forta për trajtimin e djalit të tij.
“Përpjekja për të vrarë atletin më të mirë në botë ka përfunduar. 50 plumba në gjoksin e Novakut. Shihemi në Paris”, tha Srdjan.
34-vjeçari, i cili e ka kundërshtuar vaksinën kundër Covid-19 edhe publikisht, u ndalua nga zyrtarët kufitarë të Australisë menjëherë pasi arriti në Melbourne më 6 janar dhe ka qëndruar 10 ditë në ankth për vendimin e gjykatës.
Top Channel