Moderatorja Nevina Shtylla ishte e ftuar në “Wake Up” ku foli për rubrikën e re në ‘E diell’.

Në një prej emisioneve të “Hëna dhe Dielli”, Alesia Bami dhe Edi Manushi u vunë përballë njëri-tjetrit.

Në një moment, Manushi i theu vezën në kokë Alesias dhe Nevina ka zbuluar prapaskenat. Ajo tregon se Manushi e kishte mësuar sekretin se cila prej vezëve ishte e zier dhe cila jo ndërsa Alesias i thoshte që nuk e dinte.

Nevina Shtylla: Jo Alesia nuk u mërzit, mezi priste t’i lante hakun. Edi ishte i lezetshëm se thoshte ishte e zier, ashtu e mendoja unë. ndërkohë e kishte zbuluar sekretin se na tregonte më mbrapa. Këto gocat e reja nuk dinë tha, i merrja vezët, i rrotulloja në tavolinë dhe kush është e rëndë, është e pa zier, kush është e lehtë është e zier dhe Alesias i thoshte nuk e dija.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel