Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare Nino Cerruti, legjenda e modës italiane

16/01/2022 09:35

Ka vdekur në moshën 91-vjeçare Nino Cerruti, një nga stilistët dhe sipërmarrësit e mëdhenj italianë të modës.

Ai ndërroi jetë në një spital në Piemonte.

Ai gjithmonë insistonte që fillimisht të provonte krijimet e tij. Shumë prej tyre u mbajtën në fabrikën e tekstilit që gjyshi i tij themeloi në qytetin e Biella në 1881.

“Unë gjithmonë kam veshur të njëjtin person, veten time,” tha ai një herë, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Me përvojën e tij në prodhimin e pëlhurave të shkëlqyera në fabrikën e tekstilit të familjes së tij, Cerruti u fut në biznesin e veshjeve në fund të viteve 1950.

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA