Philippe Coutinho lë gjurmë që në ndeshjen debutuese me Aston Villan në Premier League dhe jo në një ndeshje dosido. Mesfushori brazilian, që u huazua nga Barcelona te skuadra nga Birmingami vetëm pak ditë më parë, shënoi golin e barazimit përfundimtar 2-2 në “Villa Park” përballë “Djajve të Kuq”, duke shmangur humbjen e skuadrës së drejtuar nga Steven Gerard.

Një provë karakteri për “Villans”, të cilët deri në në minutën e 77-të po humbnin 0-2, teksa për “Djajtë e Kuq” kishte shënuar dy herë i njëjti futbollist, Bruno Fernandes. Në minutën e 6-të, portugezi shfrytëzoi një pasim të Telles për të zhbllokuar rezultatin, ndërsa në të 66-tën thelloi diferencën pas bashkëpunimit me Fred.

13 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Ramsey ndezi shpresat e vendësve për rezultat pozitiv me golin e 1-2, ndërsa katër minuta më vonë asistoi Coutinhon (i aktivizuar në minutën e 68-të), që e pati të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë. Në minutat e fundit, falë edhe entuziazmit të të pranishmëve në “Villa Park”, sfida u ndez edhe më shumë, por nuk pati tjetër gol.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA