Numri i infeksioneve me koronavirus në Spanjë që nga fillimi i pandemisë është rritur në 8,093,036.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 65.937 raste të reja, në vendin me 47 milionë banorë, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë. Shkalla e incidencës shtatëditore të infeksioneve të reja për 100,000 banorë u rrit nga 1,482.63 në 1,654.91.
Megjithatë, pavarësisht numrit të lartë të rasteve të shkaktuar nga varianti dominues Omicron, nuk ka patur mbingarkesë në spitale ditët e fundit. Sipas raportit, 14 për qind e të gjithë shtretërve spitalorë ishin të zënë nga pacientët me Covid-19, ndërsa shifra për shtretërit e njësisë së kujdesit intensiv ishte 23,62 për qind, krahasuar me 22.06 për qind një javë më pare.
Ekspertët thonë se kjo është për shkak të shkallës relativisht të lartë të vaksinimit në Spanjë. Sipas të dhënave zyrtare, 84,92 për qind e popullsisë janë vaksinuar me të paktën një dozë, 80,46 për qind me të dyja vaksinat ose një nga Johnson&Johnson, ku imunizimi bazë kërkon vetëm një vaksinim dhe 35,48 për qind kanë kryer dozën përforcuese.
Top Channel