Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të mbajtur për 30-vjetorin e krijimit të FRESSH, mbajti përballë të rinjve një leksion të gjatë filozofie mbi politikën.
Rama përmendi edhe protestën e dhunshme të 8 janarit në selinë blu, ndërsa tha se oborri i PD u kthye në shesh xhirim të një reality-show me politikanë të arratisur pas në kohë.
Rama: Më 8 janar, 1 km larg që këtu, te oborri i një partie politike që u kthye në shesh xhirimin e një reality show me politikanë realë por të arratisur pas në kohë, në një godinë partie të kthyer në një kështjellë disa sulmonin për ta marrë disa luftonin për të mos e lëshuar. Gjëra të paimgjinueshme, që po ndodhin gjithnjë e më shumë. Dua ta ndaj bindjen time me ju, se pavarësisht politikës që është reale, që I fryn erërave kundër politikës, dhe përtej breshërisë së LIKE-ve dhe klikimeve nga një bombardim non-stop me lajme, e me denocime që hidheshin si malet e rrobave të gabit ku të zë koka dhe të bllokohen hundët nga rrëmuja, politika mbetet e patjetërsueshme dhe e pazëvendësueshme për bashkëjetesën demokratike të njerëzve, për paqen dhe sigurinë. Politika nuk duhet lënë në dyert e të tjerëve si kopili. Politikanët janë pjesë e politikë, por politika nuk duhet lënë në asnjë mënyrë që të bëhet monipoli i politikanëve.
Top Channel