Nëse puna në mjekësi nuk i rezulton siç duhet, Dr. Anthony Fauci mund të shkojë të punojë në bursën e Wall Street, shkruanin sot me ironi mediat amerikane për kryedoktorin e Covid-19 në SHBA.
Këshilltari kryesor mjeksor i presidentit dhe gruaja e tij, kanë bërë 10.4 milionë dollarë investime vetëm në fund të vitit 2020, tregojnë të dhënat e publikuara së fundmi.
Dokumentet financiare të Fauci për vitin 2020 u publikuan mbrëmë nga senatori republikan Roger Marshall, të cilin Fauci e kishte quajtur “budalla” kur ai i kërkoi ato nga Senati amerikan në fillim të javës.
Marshall tha në deklaratën e tij: “Dr. Fauci është i pandershëm për të dhënat e tij financiare të cilat nuk i tregon në publik. Ai duhet t’i japë llogari të gjithë amerikanëve që kanë paditur për këtë informacion pasi nuk kanë fuqinë e Senatit për ta bërë”.
Të dhënat financiare të Fauci për 2020 filimisht nuk ishin bërë publike, por tanimë ato tregojnë se ai është punonjësi më i paguar në adminsitratën federale të SHBA me rrogë $434,312 në 2020 dhe pret të dalë në pension me pagesa mujore prej $350,000.
Ai dhe gruaja e tij mbajnë shumicën e fondeve të investimit Atlas, të bondeve të investimit Pimco, të fondit Pax Ellevate Global Women’s Leadership dhe të fondeve Matthews Pacific Tiger Fund, që në dukje kanë iniciativa politike liberale si avancimi i grave apo i vendeve në zhvillim.
Fauci ishte paguar në honorare nga $100,000 deri në $1 milionë nga grupi McGraw-Hill, apo $5,198 nga ‘Partnership for Public Service’ pasi ishte shpallur “Punonjësi i Vitit” nga OJQ-ja në 2020.
Financat e Fauci erdhjën në vëmendje kësaj jave kur iu përgjigj Sen. Marshall duke thënë se të dhanat e tij janë publike nëse dikush i kërkon.
Përfitimet e Fauci për vitin 2021 e 2022 nuk janë publikuar ende, sipas Adam Andrzejewski i rrjetit OpenTheBooks.com.
Top Channel