Përdhunuesi amerikan që inskenoi vdekjen e tij, kapet i shtruar në spitalin skocez (fotot)

15/01/2022 17:59

34 vjeçari Nicholas Rossi, trupi i të cilit supozohej të ishte futur në krematorium disa vjet më parë, është kapur së fundmi në një spital në Skoci ku shkoi të kërkonte trajtim prej infektimit.

Amerikani i kërkuar kishte inskenuar vdekjen e tij për t’i shpëtuar akuzave të përdhunimit, por tani përballet me ekstradimin pas kapjes në spitalin e Glasgow.

Rossi kërkohej nga Interpol në lidhje me një sulm seksual në shtetin amerikan të Utah, në vitin 2008.

Ai u arrestua më 13 dhjetor teksa përdorte pseudonimin ‘Arthur Knight’ në spitalin universitar të Glasgow.

Prokurorët e Utah thanë se i arratisuri “ishte larguar nga vendi për t’iu shmangur ndjekjes penale” dhe se “tentonte të bënte që hetuesit të besonin se kishte vdekur”.

Rossi ka përdorur shumë emra të rremë gjatë kohës së tij në arrati, tha në autoritetet, duke përfshirë  Nicholas Alahverdian, Nicholas Alahverdian Rossi, Nicholas Edward Rossi, Nicholas Alahverdian-Rossi, Nick Alan, Nicholas Brown, Arthur Brown e Arthur Knight.

Media të ndryshme raportuan në 2020 se Nicholas Alahverdian kishte vdekur më 29 shkurt 2020 nga kanceri limphoma. Rrjeti EverLoved.com pretendonte se trupi i tij ishte dërguar në krematorium dhe se hiri ishte hedhur në det.

FBI kishte lëshuar një mandat për arrestimin e manipuluesit që kishte përfituar në mënyrë të paligjshme nga njerku i tij dhe kishte marrë borxhe bankare deri në $200,000, sipas BBC News.

Ndërsa akuza e përdhunimit në Utah është pjesë e çështjeve të arkivuara në të cilën nuk është kryer ende testi i ADN-së, shkruan The Guardian.

FOTO GALERI
3/3
Rossi kërkohej nga Interpol në lidhje me një sulm seksual në shtetin amerikan të Utah, në vitin 2008.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA