Alesia është përballur me Albin në puntatën e sotme të Për’puthen pas sjelljeve që ka pasur ndaj tij.

Ajo i kërkoi falje pasi i tha se deklarata e tij për të i shkaktoi pasiguri. Në përballje i sqaroi se ishte e frikësuar se nuk kanë të njëjtat ndjenja dhe shtoi se kishte presion nga jashtë.

Alesia: Të kërkoj falje. Kam pasur presion nga jashtë dhe mendoja se ma shkakton ti.

Albi: Ti e di mirë që jam i zhgënjyer për të gjitha ato që kanë ndodhur, për të gjitha ato që kam dëgjuar. Faljen e pranoj, por nuk e di nëse mund të të besoj më.

Alesia: Kam pasur shumë ngarkesë. Kam dashur të shfryja keq fare.

Albi: Sa herë të kam thënë hajde flasim.

Alesia: Më dukej se do më përdorje.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA