Numri i viktimave i dhënë sot nga kryeprokurori kazak Serik Shalabayev, konfirmon se dhuna është më vrastarja në historinë post-sovjetike të vendit.
Të paktën 225 njerëz kanë humbur jetën në trazirat e javës së kaluar në Kazakistan, mes të cilëve 19 anëtarë të forcave të sigurisë.
Prokurori tha sot se trupat e të vrarëve ishin të shpërndarë në morgët e qyteteve të ndryshme të vendit.
Shifra e fundit është një rritje e konsiderueshme nga raportimet e mëparshme kur zyrtarisht ishin pranuar vetëm 50 viktima, përfshi, sipas autoriteteve, 26 “kriminelë” dhe 18 oficerë të sigurisë.
Shalabayev tha në konferencën e shtypit se mes viktimave përfshiheshin civilë dhe “banditë” të vrarë nga forcat e sigurisë.
“Për fat të keq kishte edhe viktima nga aktet e terrorizmit”, tha ai.
Zyrtari tha se shifra nuk është përfundimtare dhe se numrat mund të përditësohen më vonë.
Shifra e dhënë konfirmonte se dhuna ishte më e rënda në historinë post-sovjetike të vendit.
Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë Asel Artakshinova, shtoi se më shumë se 2,600 kishin kërkuar trajtim mjekësor në spitale dhe 67 mbeten ende në gjendje serioze.
Top Channel