![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/MixCollage-26-Jul-2024-09-37-PM-482-800x450.jpg)
Lady Gaga, paradë mode dhe… Minions/ Emocione pafund në “Paris 2024”, ceremoni spektakolare e mbajtur në lumin Sena (Foto)
26/07 21:38
Uziel Martinez, një Tik Toker nga Meksika ka treguar aventurën e tij më të fundit.
Ai u bë i famshëm në vendin e tij pak muaj më parë pasi i dhuroi veshkën asaj që mendonte se do bëhej vjehrra e tij.
Por vetëm një muaj më vonë, pas gjestit të tij human, e dashura e braktisi dhe u martua me një tjetër.
Uziel me anë të një videoje i tregon 43.000 ndjekësve të tij atë që i ndodhi.
“I dhurova një veshkë nënës së saj. Ajo më la dhe u martua muajin tjetër” thuhet në mesazhin e tij.
Videoja u bë menjëherë virale dhe mori solidaritetin e përdoruesve nga e gjithë bota.
Top Channel