Një tryezë e përbashkët mes dhomës së avokatisë së qytetit, KLGJ-së, Ministrisë së Drejtësisë, si dhe përfaqësuesve nga Gjykata dhe Prokuroria është zhvilluar në qytetin e Vlorës, ku është diskutuar në lidhje me hartën e re gjyqësore.

Përfaqësuesit nga radhët e avokatëve e kanë shprehur qartë qëndrimin kundër hartës së re gjyqësore, që sipas tyre e largon qytetarin nga institucionet e drejtësisë.

Ermal Ahmataj, kryetar Dhomës së Avokatisë në Fier është shprehur në tryezë: Keni menduar për veten por jo për qytetarët. Kjo hartë është absurde. Largon drejtësinë nga qytetarët. Një gjyq vonon 5 vjet, qytetarët nuk do i drejtohen më drejtësisë.

Ndërkohë që i ashpër me qëndrimin e tij ka qenë edhe avokati Maks Haxhia në cilësinë e kreu të dhomës së avokatisë së Shqipërisë, tha se ka besim që harta do të ndryshohet.

Reforma në drejtësi ishte e pastudiuar, dështoi. Nuk mund të bëhet reformë tjetër (hartë gjyqësore) për të zgjidhur kolapsin e të parës. Praktika ka dështuar. Gjykata e apelit ishte dështim, korrupsioni ka nisur në atë gjykatë. Apeli ka ende çështje të 2015 pa zgjidhur. Shqipëria nuk është Tirana, nuk mund të ketë gjykatë vetëm në Tiranë. Po masakroni drejtësinë. Mos gënjeni, duhen të paktën 4 gjykata apeli, 4 gjykata administrative, se e dini çfarë do të ndodhë, Kuvendi mbulon çështjet e qytetarëve. Një gjyqtar duhet të ketë 10 këshilltar, adoptojini në sistem, ju si qeverisje e gjyqësorit duhet të ndërhyni për të ecur drejtësia. Nuk folët për aksesin në drejtësi, që është një kriter që nuk ta pranon as Gjykata e Strasburgut, nuk mund të zgjidhet kjo me mjete që e shkatërrojnë. Nuk është jeta vetëm në Tiranë, t’iu japim qyteteve jetë, ju kaluat direkt në një gjykatë apeli. Unë kam shpresën që me ndikimin tonë, mirë është që të mos kalohet në ekstrem. Ti koordinojmë pak gjërat, të ruajmë balancat dhe të mos dëmtojmë komunitetet. Asnjë i shkarkuar nuk është bërë për arsye personale, janë shkarkuar me 100 standarde, se kanë qenë emigrant dhe se nuk justifikojnë dot shtëpitë. Juve po nxirrni problematikën e Vetingut, ata e shohin dhe në aspektin personal, duan që ta zgjasin, sepse marrin lekët e veta. Po vendosin njerëz që as vetë nuk e kanë kaluar Vettingun”, tha Haxhiu.

Sipas Përfaqësuesve të KLGJ-së është arritur në përfundimin se 12 gjykata në rang qarku nuk plotësonin kushtet ligjore të reformës në drejtësi dhe për këtë arsye u bë e nevojshme krijimi i hartës së re gjyqësor.

Sipas hartuesve të Hartës së re gjyqësore, kjo reformë tashmë synon të krijojë akses më të lehtë në drejtësi, ruajtjen e burimeve njerëzore duke ulur ngarkesën, efektivitetin e zgjidhjes së çështjes gjyqësore etj.

Kundërshtime pati edhe nga Gjyqtarë të Apelit të pranishëm në sallë.  Gjyqtari Sokol Ngresi tha se nuk ka pasur koordinim për hartimin e këtij projekti.

“Ndryshimet që janë bërë duhet të vinin në një moment të dytë, duhet të zgjidhej fillimisht ngarkesa gjyqësore, pasi kemi akoma në zyra dosje të 2015-ës”.

Sistemi i drejtësisë u krijua në shërbim të qytetarëve, sistemi aktualisht është në kolaps”,  tha Kastriot Brahimuco.

Avokatët kanë ngritur shqetësimin se as kostot nuk janë marrë në konsideratë.

“Imagjinoni 150 furgona policie që nisen për masë sigurie drejt Tiranës, kaosin, kostot e shtetit, kostot e qytetarëve për akses ne drejtësi. Aplikimi i Hartës së re është I nxituar, pas ka më shumë emergjencë plotësimi i vende vakante të krijuara nga Vetting. Harta e re është një ëndërr për të arnuar çfarë shkoi keq me reformën në drejtësi”, shtoi Pulaj.

Pas kundërshtimeve në tryeza diskutimi, pritet që reagimi I dhomës së avokatisë të jetë me bojkot total në rast se kërkesat dhe sugjerimet e tyre nuk do të reflektohen. Ata propozuan krijimin e katër gjykatave të Apelit, në Vlorë, Shkodër, Tiranë dhe Korçë, ndërsa e cilësuan vendimin për unifikimin në një gjykatë Apeli, të pamenduar dhe që lë hapësirë për korrupsion duke minuar drejtësinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA