Pas një ‘heshtje’ të gjatë publike, presidenti Ilir Meta doli sot në një konferencë për shtyp për të treguar se ka disa çështje për të ndarë me opinionin publik, duke e nisur shkurt nga vizita e tij në Maqedoni për tu ndalur gjatë tek zgjedhjet e 30 qershorit 2019 dhe bashkitë pa kryetar në vend, për të cilat la të kuptohet se ka nisur procedurat për zgjedhje.
Meta tha se është i zhgënjyer nga vendimi që Gjykata Kushtetuese dha, që sipas tij ishte një mosvendim ,duke ja pasuar kështu ‘topin’ juridiksionit politik.
“Ju më keni pyetur se ç’do bëhet me zgjedhjet vendore, me bashkitë ku janë dhënë dorëheqjet e janë pa kryetar formalë, dhe ju kam thënë që pres vendimin e GJK, ndaj dhe nuk u nxitova kur ajo dha vendimin, apo mos vendimin e saj sepse kam dash të kem një informacion sa më të plotë.
Prandaj lidhur me zgjedhjet për pushtetin vendor të 30 qershorit, kur prisnim që GJK ti kthente popullit vullnetin e tij për një proces të qetë e cilësor, për kundër kësaj pritshmërie, do duhej të kishte një vendim përfundimtare, por nuk mori asnjë përgjegjësi, siç e dini GJK vendosi të rrëzojë kërkesën e shoqatës së bashkive dhe e shpalli veten jo kompetente, ajo e la çështjen pa një zgjidhje përfundimtare. Nuk e zgjidhi këtë çështje përmes juridiksionit kushtetues por ja la atij politik“, tha Meta.
Presidenti Meta tha më tej se pas kësaj ai i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese dosjen e plotë, dhe pasi e ka marrë tha se ka konstatuar se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë kryer shkelje profesionale etike, duke kërkuar hetim të thellua disiplinor.
“Unë i kërkova GJK të gjithë dosjen ligjore që nga momenti fillestar si dhe fazat që kaloi deri në zhvillimin e seancës e shpalljes vendimit, kjo gjë mu vu në dispozicion më 16 dhjetor, dhe pasi i pashë vura re se kanë shkelur disa gjëra: ajo që lidhet me mënyrën e caktimit të relatorit të çështjes, nuk ka short rastësor për caktimin e tij, që i bie ose e ka kërkuar vetë dosjen ose iu dha pa short. Në dosjen që kemi nuk ka proces verbal për këtë, apo se si u formuluan pyetjet drejtuar Venecias, kush vendosi që mos ti përcilleshin Venecias.
Kjo nuk pasqyrohet e zbardhur në ndonjë dokument, kjo gjë cënon transparencën e GJK dhe procesin e rregullt ligjor dhe që mund të kërkojë procedim, për të parë se cila ka qenë përfshirja e gjyqtarëve të GJK në këtë çështje. Në ditëtt në vijim do kemi një qëndrim zyrtar“, tha presidenti.
Presidenti Meta tha se tashmë ai ka nisur procedurat për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore për ato bashki që kanë mbetur pa kryetar: Ne kemi filluar procedurat për zgjidhjen, tani ne kemi një mungesë kryetarësh në disa bashki. Kjo nuk mund të rri pafundësisht pa zgjidhje, presidenti nuk ka ç’të pres më , sepse priti GJK dhe e dha një mos vendim, ndaj duke konstatuar se këto institucione, pra bashkitë pa kryetar nuk po funksionojnë siç duhet, jam sot këtu se sot kam filluar procedurat që ti jap zgjidhje, sot përmes një letre KQZ kam kërkuar informacion se kush janë bashkitë që në këtë periudhë , u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme, që të kemi zgjedhje të pjesshme, mbetem në pritje të një përgjigje të KQZ që të ecim para për zgjidhjen e kësaj çështje.
Bashkitë pa kryetar:
Shkoder, pasi Valdrin Pjetrin e kapi dekriminalizimi
Vore, pasi Agim Kajmakun e dogji dekriminalizimi
Durres, sepse Valbona Sako dha doreheqjen pas termetit
Rrogozhine, sepse Haxhi Memolla nderroi jete
Diber, sepse Dionis Ymeri dha doreheqjen te kandidonte per deputet
Lushnje, sepse Fatos Tushe u shkarkua nga Rama pas arrestimit per korrupsion
Top Channel