Modelja e ‘Vogue’ qëllon burrin për vdekje me thikë kur solli tjetrën në shtëpi sepse i refuzoi seksin (fotot)

13/01/2022 16:36

Lilia Sudakova përballet me akuza vrasjeje pasi pranoi se qëlloi për vdekje me thikë bashkëshortin e saj Sergey Popov, kur ai solli një tjetër grua në shtëpi sepse Sudakova kishte refuzuar të bënte seks me të.

Modelja e revistës Vogue ka pranuar vrasjen pas “provokimit të bashkëshortit që solli një tjetër vajzë në shtëpinë e tyre, pasi ajo refuzonte të bënte seks me të”.

Prokurorët në Rusi kanë shtuar tashmë akuzat ndaj Lilia nga lëndime të rënda trupore në vrasje me paramendim, çka mud të sjellë një dënim prej 15 vjet burg për të.

Duke folur për herë të parë pas vrasjes së 28 vjeçarit Sergey Popov, modelja e famshme për flokët e kuqe insistonte se ishte viktimë e dhunës shtëpiake dhe se edhe në këtë rast veproi në vetëmbrojtje.

Lidia tha “Ai ishte krejt i pirë. Erdhi në shtëpi me një vajzë dhe kuptova se donte të mburrej para meje me këtë”.

Ajo shtonte: “Një natë më parë unë nuk pranova të bëja atë që donte … donte seks … dhe më tregoi se mund të gjente dikë tjetër për ta bërë.

“Shkova në kuzhinë, i thashë asaj nëse dëshironte gjë për të ngrënë. Ai tha gjithashtu se donte diçka për të ngrënë, por iu përgjigja se duhet ta përgatiste vetë”.

“Prej atij momenti ai u bë agresiv. Ai më sulmoi dhe mikesha jonë [edhe ajo në apartamentin në Shën Petersburg] e tërhoqi larg meje.”

“Ai i bërtiti dhe më kapi mua përsëri”.

Vajza është tashmë në arrest shtëpie oas gati tetë muaj në paraburgim.

Ajo shtonte se u përpoq të shtynte larg vetes por gjatë përleshjes e goditi me thikë në gjoks.

“Pashë gjak dhe kisha thikën në dorë. U tremba se ai mund të merrte thikën e të më vriste. Më pas thirra ambulancën dhe u përpoqa ta sjell në vete, i dhashë ujë.”

“Ai tha ‘Nuk më dhemb shumë’, dhe më pas shtoi ‘Më fal'”, deklaroi vrasësja.

Prokurorët thonë tashmë se ajo e qëlloi me paramendim, me objektivin për ta vrarë.

Popov kishte vdekur më vonë në spital.

Modelja ka dalë në kopertinën e revistës Vogue edicioni rus, dhe në të tjera revista në Itali, Kinë e Japoni.

Fillimisht ajo i tha hetuesve se kishte qëlluar për vdekje bashkëshortin pas katër vite xhelozie kur solli në shtëpi një grua që njohu në një bar.

Nëna e saj Irena Sudakova, 49 vjeçe, thotë se modelja ishte prej kohësh viktimë e dunës shtëpiake dhe se kishte vepruar për vetëmbrojtje kur qëlloi me thikë Popov rreth 13 muaj më parë.

Ajo tha: “Në atë moment, ajo e përshëndeti me dorë dhe aksidentalisht i nguli thikën. Lilia është një viktimë, ishte vetëmbrojtje”.

FOTO GALERI
2/5
Modelja e revistës Vogue ka pranuar vrasjen pas "provokimit të bashkëshortit"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA