Italia shënon 10-vjetorin e katastrofës së kroçerës Costa Concordia (fotot)

13/01/2022 20:01

Kurora lulesh u hodhën sot në ujërat pranë ishullit italian Giglio ku 10 vjet më parë u fundos kroçera luksoze Costa Concordia, ku 32 njerëz humbën jetën.

Kapiteni i anijes Francesco Schettino, po kryen aktualisht dënimin me 16-vjet burg si përgjegjës kryesor.

Costa Concordia ngeci në cekësinë e ishullit dhe më pas u përmbys në ujërat e akullta të ishullit, kur shumica e barkave të saj të shpëtimit ishin të papërdorshme.

Pasagjeri Umberto Trotti arriti të vendoste në një barkë shpëtimi bashkëshorten e tij Fjorda dhe dy fëmijët, por vetë mbeti prapa.

“Ishte instinktive, familja kishte nevojë për mua. Prandaj kërceva te barka nga 3-4 metra. Rashë mbi një gjerman të shëndoshë, duhet ta kem lënduar të shkretin”, kujton ai.

Trotti shtoi se nuk ishin të sigurtë nëse duhet të shkonin në ceremoninë e sotme në Giglio, ku 10 vjetori do të shënohet me një ecje me qirinj.

Anijet do të trigëllojnë sirenat e tyre ne shenj homazhi, dhe kishat do t’u bien këmbanave.

Krocera me mbi 4000 njerëz nga  70 vende të ndryshme, mbeti në cekësirë kur pasagjerët po darkonin.

Kapiteni i saj Schettino u dënua me 16 vjet burg për gjendjen e keqe të barkave të shpëtimit dhe vonesat në dhenin e alarmit të tragjedisë.

 

FOTO GALERI
5/7
"Ishte instinktive, familja kishte nevojë për mua. Prandaj kërceva te barka nga 3-4 metra. Rashë mbi një gjerman të shëndoshë, duhet ta kem lënduar të shkretin”, kujton ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA