Gazetari Arion Sulo ka komentuar zhvillimet në kampin opozitar duke thënë se Sali Berisha në manovra të zgjuara politike për të shmangur dështimin.
Në emisionin “Top Talk”, teksa komentohej paraqitja e Berishës në Prokurori për të dëshmuar rreth protestës së 8 janarit, Sulo tha se nuk mund të bënte ndryshe sepse është një nga çështjet e fundit të karrierës së tij.
Sulo: Berisha është një lojtar politik shumë i fortë dhe shkoi sot në Prokurori për çështjen e jetës së tij. Është çështja politike e jetës së tij politike. Nga të fundit çështje të karrierës së tij, ndaj nuk mund të bënte ndryshe të mos shkonte në Prokurori siç do shkojë Basha nesër. Palët janë duke markuar njëra-tjetrën fort në çdo veprim dhe duke mos lënë rast pa e akuzuar palën tjetër për të njëjtin veprim. Pra kemi një protestë më 8 janar, 2 shkuarje në Prokurori sot.
Dyrnjaja: E sheh të vështirë pozicionin e Prokurorisë në rastin e 8 janarit?
Sulo: Roli i Prokurorisë nuk është fare i vështirë në rast se ne do të kishim një Prokurori të lirë. Prokuroria tani është në përdorim politik. Mazhoranca, e cila ka dhe Prokurorinë është e interesuar që të ketë zjarr në PD, të ketë akuza për zjarrvënie. Ç’punë ka Rama? Atij i intereson pushteti i tij personal dhe një PD sa më e dobët në flakë. Del e thotë sikur po bën të kundërtën. Kjo ishte një lëvizje e trashë politike.
Sa i përket deklaratës së Berishës para mediave pasi doli nga ambientet e prokurorisë ku qëndroi për më shumë se 2 orë dhe cilësoi Bashën si “kufomë politike”, Arion Sulo thotë:
“Berisha iu kthye lëvizjes së vjetër dhe kjo lëvizje e vjetër e ka dhënë një rezultat. Rezultati ishte Kuvendi që bëri në stadium, ishte mitingu, protesta kundër Vuçiç dhe ishte protesta para selisë më 8 janar që kishte më pak njerëz.”
Top Channel