Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal që ndodh në zyrat e shtetit, ku një përmbaruese shtetërore, i mori ryshfet një qytetari 300 mijë lekë të vjetra me qëllim që t’i “fshinte” një gjobë të marrë në vitin 2008.

Një minator nga Burreli u ankua në emisionin Fiks Fare se Zyra e Përmbarimit Shtetëror të Tiranës i kërkonte që të paguajë një gjobë të 13 viteve më parë. Në vitin 2008, qytetari ka qenë emigrant në Francë ku dhe është deportuar. Gjatë këtyre viteve, ai nuk është lajmëruar asnjëherë për hetimet e prokurorisë apo gjobën e vendosur nga Gjykata e Tiranës.

Në muajin nëntor 2021 i është ndërprerë paga në bankë si minator, duke i lënë pa bukë dy fëmijët e mitur. Ka pyetur në bankë dhe ka mësuar se urdhri i bllokimit ishte lëshuar nga përmbaruesja shtetërore e Tiranës, Laureta Kusi. Ai ka kontaktuar me këtë përmbaruese në telefon, ku i është kërkuar një ryshfet prej 300 mijë lekësh të vjetra. Dhe, pasi paguan këtë shumë, gjoba e 2008-ës amnistohet!

Minatori Gëzim Gjeta thotë se para 13 vitesh e ka ndaluar policia në Francë. “Me depërtojnë në Rinas. Unë tani punoj në minierë. Më del rroga. Shkoj ta marr dhe më del e bllokuar, më thanë se ta ka bllokuar Përmbarimit se ke kaluar kufirin në Francë. Kishin vendosur një gjobë 2 milionë e 100 mijë lekë, ma kishte vendosur gjykata” thotë ai. Më tej pohon se i kishin bllokuar pagën që ushqente fëmijët. “Ishte paga e muajit nëntor 2021. Fola me përmbaruesen Laureta Kusi. Nuk e njihja më parë. Ishte marrë vendim para 13 vitesh. S’më kishin lajmëruar, as prokuroria, as gjykata dhe as përmbarimi. Unë e kontaktova se ia gjeta numrin në bankë” pohon ai, teksa tregon se përmbaruesja i tha sa kishte një gjobë dhe duhet të vinte në Tiranë “të bëjmë një marrëveshje ta paguaja avash-avash”. “Ose më tha mua, më sill 300 mijë lekë ta mbyll unë me këta të përmbarimit të gjykatës se i kam rreshtat vetë” pohon ai. Denoncuesi thotë se me përmbaruesen ka shkëmbyer mesazhe në rrjete sociale. “Në momentin që më shkroi se kam miq në gjykatë dhe prokurori, në përmbarim më sill 300 mijë lekë, i fshinte mesazhet. Aty dyshova dhe iu drejtova Fiks Fare se diçka ishte këtu. S’ishte punë gjobë, pasi ishte amnistuar. 300 mijë lekshin ma kërkoi në formë ryshfeti, me mbyll problemet” tha ai.

Më tej pohon se ajo i tha të vinte në Tiranë. “I thashë më zhblloko lekët te banka dhe pastaj të vij në Tiranë. Por i thashë nuk vij dot ditë jave se jam në punë. Mirë më tha hajde ditë të dielë, s’ka problem. Sot është ditë e diel dhe sot erdha” pohon ai. Pas kësaj bisede, qytetari takoi përmbaruesen në zyrën e saj, ditë të dielë, në afërsi të zonës së 21 dhjetorit në Tiranë. “Ajo i thotë se ka shkruar në një dokument që kriter ndalues për përfitimin e amnistisë. më tej shkruan se vepra penale kundër fallsifikimit të dokumentave të parashikuar neni 186 neni 189, 181/A, 136 / 1 kështu që kriter nuk përfitojn nga amnistia të gjithë këto këtu. Amnistia më shumë është çështje mediatike se sa përfituese. Më kupton dhe ato u rikujtokan” i tha ajo. “Ajo ka shkuar goxha (gjoba) po s’ka gjë, ne e mbyllem siç folëm. Është mbyllur pra tani. Të ma kuptosh fjalën sepse jeni i pastër në prokurori nuk ke gjë asnjë gjë penale. Nuk të thërret njeri s’bëhet fjalë. Sepse ato i kam sqaruar unë. Kështu që je në rregull arshivohet e kjo ikën. Nuk ke më asgjë asnjë problem” i thotë përmbaruesa. Më pas, denoncuesi e pyet: aq sa folëm në telefon? “Po, po në rregull tani. Aq të fola, të thashë minimumin për Zotin” i thotë ajo, ndërsa denoncuesi i pyet “te 300 mijë lekshi?”. “Sa të duash ti tani? Të gjitha atje do ti çoj. Që të jenë në rregull ato se për mua nuk është ndonjë problem” i përgjigjet ajo.

Më pas, denoncuesi i jep përmbarueses 300 mijë lekë të vjetra me qëllim që t’i mbyllte të gjitha problemet. “Mos e vrit mendjen se e pashë se je hallexhi e prandaj të ndihmova. E magjino vetëm minimumin. Gjithë këtë luftë për aq pak lekë. Po të thashë mo hajt se po e ndihmoj se të tjerët për Zotin janë në dëmë të shtetit ato lekë” i thotë ajo, ndërsa i jep edhe një dokument. Denoncuesi thotë se takimi me përmbaruesen ndodhi në datën 19 dhjetor 2021. “E prita te zyra e Përmbarimit, te 21-shi, u ngjitëm në katë të tretë, në zyrën e saj. Ishte vetëm roja, unë dhe kjo përmbaruesja. Ma saktësoi shumën, i thashë siç e kemi bërë muhabet, po më tha te 300 mijë lekshi se s’donte me fol shumë. Dhe pastaj më tha këtë letrën, këtë vendim. Je i pastër më tha. Të gjitha lekët do ti çoj atje te shefi, tani je i pastër s’ke asnjë problem. Ta kesh si dokument. Mbarova punë” thotë ai.

Denoncuesi Gëzim Gjeta ka marrë një dokument nga zyra përmbarimor, ku në këtë dokument thuhet; Zyra e Përmbarimit Tiranë ka lëshuar këtë dokument, ‘vendim i pushimit të urdhrit të ekzekutimit’, datë 10 dhjetor 2021, dhe shkruan; Unë përmbaruesja Laureta Kusi, përmbarues gjyqësor pranë Zyrës Përmbarimore Tiranë, pasi studiova materialet e dosjes përmbarimore me numër 1167, bazuar në urdhrin e ekzekutimit me numër 2015, të protokolluar, datë 28.10.2008, të Prokurorisë së Tiranës, konstatova; është depozituar pranë Zyrës së Përmbarimit kërkesa e kreditorit sëbashku me vendimin 1351 të protokolluar në datë 17.10.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me palë e objekt. Kreditor Prokuroria Tiranë, debitor Gëzim Gjeta me objekt gjobë penale. Pasi janë kryer një serë procedurash, pala debitore ka përfituar kriteret për të përfituar nga amnistia, sipas nenti 3, të ligjit me numër 5 të vitit 2020 për “dhënie emnistie”. Për këtë arsye urdhri i ekzekutimit është shfuqizuar. Sa më sipër, vendosa: Pushimin e urdhrit të ekzekutimit me numër 2015, të protokolluar, datë 28.10.2008 të Prokurorisë së Tiranës, për palën debitore Gëzim Azis Gjeta. Dosja të arkivohet, duke u bërë veprimet përkatëse nga sekretaria.

Në fund të dokumentit është firma dhe vula e përmbarueses Laureta Kusi, ndërkohë që siç e thamë pak më parë, data e lëshimit të këtij dokumenti është 10.12.2021. Ndërkohë që z.Gëzim e ka marrë këtë dokument ditën e sotme, më datë 19.12.2021. Pra, pasi pagoi shumën prej 30 mijë lekësh, mori këtë dokument, dosja e tij është pushuar dhe amnistruar. Prej ditës së sotme, Gëzimi nuk ka asnjë çështje në Përmbarimin e Tiranës. “Falënderoj shumë Fiksin, për gjithçka që më ndihmuan se s’kisha mundësi ekonomike, unë thjesht punëtor miniere, rrogë miniere, s’kisha mundësi të ushqeja fëmijët e mi, s’kisha mundësi më shumë” përfundoi qytetari.

Qytetari shkon të takojë përmbaruesen Laurta Kusi, e cila i lë takim në zyrën e Përmbarimit, në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë.

Denoncuesi – Ça bahet si e kalove?
Roja – Si e kalove ti?
Përmbaruesja – Si e kalove?
Denoncuesi – Si e kalove ti? Nuk kishte trafik shyqyr Zotit nuk u vonova se ajo pjesë …
Përmbaruesja – E pashë se sot nuk kishte trafik. Hajde. Sekuestro tu hoq Ë?
Denoncuesi – Po i mora lekët unë. A i ke bërë kështu…
Përmbaruesja – Një sekondë ta shpjegoj Laura ty . Ta shikoj një herë shkresën.
Denoncuesi – S ka mundësi pas gjithë kësaj kohe?
Përmbaruesja – E po I kërkon prokuroria I konverton me burg prandaj.
Denoncuesi – Si kap amnistia, si ka kapur amnistia?
Përmbaruesja – Jo, jo si ka kapur fare. Shife kriter ndalues për përfitimin e amnistisë që të jemi në rregull ë?
Denoncuesi – Po, po
Përmbaruesja –Vepra penale kundër falsifikimit të dokumenteve të parashikuar neni 186 neni 189, 181/A, 136 / 1 kështu që kriter nuk përfitojnë nga amnistia të gjithë këto këtu
Denoncuesi – Po, po
Përmbaruesja – Nuk përfitojnë. Amnistia më shumë është çështje mediatike se sa përfituese. Më kupton dhe ato u rikujtokan
Denoncuesi – Tani ka kamat sa më the ti se ishte gjithsej?
Përmbaruesja – Ajo ka shkuar goxha pos ka gjë ne e mbyllem siç folëm u fut Laura.
Denoncuesi – E ke mbyllur?
Përmbaruesja – Është mbyllur pra tani
Denoncuesi – Tani më ke bërë ndonjë letër që ta dorëzoj tek banka? Të mos ma bllokojnë më se më than mua.
Përmbaruesja – Jo nuk të duhet tek banka. Se banka e ke kështu . Këta do ta mbash gjithë jetën për veten tënde.
Denoncuesi – Po që jam i pastër domethënë.
Përmbaruesja – Të ma kuptosh fjalën sepse jeni I pastër në prokurori nuk ke gjë asnjë gjë penale. Nuk të thërret njeri zbehet fjalë. Sepse ato I kam sqaruar unë. Kështu që je në rregull arshivohet e kjo ikën. Nuk ke më asgjë asnjë problem.
Denoncuesi – Ok dakord. Tani sa e patëm lënë?
Përmbaruesja –Po, po në rregull tani aq të fola të thashë minimumin për Zotin.
Denoncuesi – Ke 300 ( mijë lekë) ë?
Përmbaruesja – sat ë duash ti tani?
Denoncuesi – Po jo sat ë dua unë, do edhe ti.
Përmbaruesja – Të gjitha atje do ti çoj. Që të jenë në rregull ato se për mua nuk është ndonjë problem.
Denoncuesi – 1,2,3,4,5,6,7,8,9,10…100
Përmbaruesja –Mos e vrit mendjen.
Denoncuesi – 1,2,3,4,5,6,7,8,9,10…200, 5,6,7,8,9,10…300 ( mijë lekë) ta mbaj edhe unë këtë se nuk kam më për Zotin veç për rrugën kam.
Përmbaruesja –Qyqja, për atë Zot lart je shumë në rregull. Mirupafshim.
Denoncuesi – Ta kisha lënë edhe një kafe vetëm për ty po për Zotin nuk kam ma.
Përmbaruesja – Mos e vrit mendjen se e pashë se je hallexhi e prandaj të ndihmova. E imagjino vetëm minimumin. Gjithë këtë luftë për as pak lekë pot hash ma hajt se po e ndihmoj se të tjerët për Zotin janë në dëm të shtetit ato lekë.
Denoncuesi – Po nejse ma mirë me këtë 300 mijëshe e mbyllem ketë punë se sa …
Përmbaruesja – Nuk bëhet fjalë. Mbaj atë gjithmonë numrin time e ke për çdo gjë.
Denoncuesi – Dakord shumë faleminderit, po s’ke nevojë nuk është duke me dalë më besoj ja kemi kryer punët tamam.
Përmbaruesja – As bëhet fjalë.
Denoncuesi – Ok, kalofsh mirë. Gëzuar për shumë vjet.
Përmbaruesja – Pafshim, gjithë të mirat
Denoncuesi – Qofsh mirë.
Përmbaruesja – Mirupafshim.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA