Protestuesit anti-vaksina tentojnë të mësyjnë parlamentin e Bullgarisë (fotot)

12/01/2022 18:13

Disa mijëra protestues që kundërshtojnë kufizimet dhe vaksinimet e detyruara të Covid-19 në Bullgari u përleshën sot (e mërkurë, 12 janar 2022) me policinë që mbronte parlamentin e vendit në kryeqytetin Sofje.

Prezenca e gjerë e policisë parandaloi që protestuesit të hynin në ndërtesë dhe disa prej tyre u arrestuan.

Disa dhjetra të plagosur u raportuan në përleshje, por rrjedhimisht protestuesit u shtynë prapa prej forcave të rendit të cilët më pas rrethuan ndërtesën.

Dhuna e ngjashme me atë në Rumani për të njëjtat arsye, nisi në protestën e organizuar nga një grupim nacionalist që kundërshton ashpër vaksinimin e detyruar, maskat dhe masat anti-epidemi të qeverisë së Bullgarisë.

“Qëllimi i protestës është heqja e masave kufizuese dhe pikësëpari të mjetit anti-kushtetues çertifikata e gjelbër”, tha para protestës organizatori Kostadin Kostadinov, i partisë Vazrazhdane (Ringjallja).

Grupi nacionalist mban 13 karrike në parlamentin 240-vendësh dhe ka fituar mbështetje prej kundështarëve të kufizimeve të koronavirusit.

Më shumë se 1,000 protestues me flamurë kombëtare që këndonin këngë patriotike, vijuan të qëndrojnë para sheshit të Asemblesë Kombëtare duke thënë se do të mbeteshin aty deri në heqjen e vaksinimit të detyruar dhe kufizimeve të tjera.

Bulgaria është një nga vendet më pak të vaksinuara të Bashkimit Evropian me vetëm një të tretën e popullsisë, shkruanin mediat.

Kryeministri Kiril Petkov, i cili është izoluar në shtëpi pas kontaktit me një person të dyshimtë, bëri thirrje për qetësi dhe ftoi përfaqësues të protestuesve për të diskutuar kërkesat.

FOTO GALERI
3/7
Protesta u organizua nga një grupim nacionalist që kundërshton ashpër vaksinimin e detyruar, maskat dhe masat anti-epidemi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA