Pasagjeri shkatërron levat e kontrollit të avionit para se të tentojë të hidhet nga kabina (fotot)

12/01/2022 15:25

Pas një konflikti të raportuar me anëtarët e ekuipazhit për bagazhin e tij, një pasagjer avioni ka hyrë me forcë në kabinën e pilotimit duke dëmtuar aparaturat e kontrollit dhe më pas tentoi të hidhej nga dritarja.

Burri i trazuar ishte arrestuar pas incidentit në bordin e fluturimit të linjave American Airlines në aeroportin e Honduras.

Incidenti tronditës ndodhi në aeroportin ndërkombëtar Ramon Villeda Morales në San Pedro Sula gjatë nisjes së fluturimitt drejt aeroportit të Miami, thanë në një deklaratë linjat ajrore.

Pasagjerët e avionit ishin duke u ngjitur në vendet e tyre dhe dera e kabinës së pilotimit ishte lënë e hapur.

I dyshuari emërohej nga rrjeti lokal LaPrensa.hn si amerikani Aaron Christopher Ebanks Fuentes – dhe besohet se ishte zemëruar me ekuipazhin për vendin e vendosjes së bagazheve.

Ai kishte vrapuar mes kabinës së pasagjerëve dhe kishte hyrë në kabinën e pilotimit duke dëmtuar levat e fuqisë së avionit, teksa kërkoi të largohej duke hapur dritaret e kabinës.

Burri u arrit shpejte të përmbahej nga stafi i linjave ajrore dhe më pas iu dorëzua policisë vendase.

Pamjet nga vendngjarja tregonin levat e shtrembëruara të komandimit të avionit, kurse i dyshuari ishte marrë nga autoritetet në një karrige invalidësh me rrota.

Dëshmitarët flisnin gjithashtu për një “objekt” të futur në gojën e të dyshuarit teksa ai shoqërohej larg aeroportit.

Avioni pritej të mbante 130 pasagjerë dhe gjashtë vetë ekuipazh në fluturimin drejt Miami, por pas incidentit u konsiderua i paaftë për të fluturuar.

Një tjetër avion u dërgua në San Pedro Sula për të marrë pasagjerët në udhëtimin e tyre.

Autoritetet e Honduras thanë se nuk do të kishte vonesa të tjera për shkak të incidentit.

FOTO GALERI
3/3
Ai kishte vrapuar mes kabinës së pasagjerëve dhe kishte hyrë në kabinën e pilotimit duke dëmtuar levat e fuqisë së avionit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA