Opozita britanike kërkon dorëheqjen e Boris Johnson pas skandalit të festave mes pandemisë (fotot)

12/01/2022 19:40

Liderët e opozitës në Britani kërkonin sot dorëheqjen e kryeministrit Boris Johnson në një seri replikash në parlament, pas skandalit të festave në kopshtin e kryeministrisë, kur qeveria pretendonte “alarm maksimal” per infektimet me koronavirus.

Johnson ofroi “ndjesë të thellë” por refuzoi dorëheqjen, për festat e fshehta të mbajtura në kryeministri ne kohën kur shtrëngonte masat e vaksinimit për publikun.

Kreu i opozitës laburiste e quante kryeministrin”burrë pa turp” për deklarimin si “event pune” të festës së mbushur me pije alkoolike në maj 2020.

Kreu laburist Keir Starmer tha se nuk donte të shihte sesi dukej kjo per miliona britanikë  që zbatonin masat e Covid dhe nuk mund t’u thonin lamtumirë as të afërmve që vdisnin.

Ai quante kërkesën e ndjesës “të pavlerë” dhe vinte në lojë Johnson që e pranonte këtë vetëm pas “muajsh gënjeshtrash e manipulimi”.
“A do të bëjë ai tani gjënë e drejtë dhe të dorëhiqet? Kryeministri është një burrë pa turp”, tha Starmer duke kërkuar për herë të parë kokën e konservatorit.

FOTO GALERI
6/6
Kreu i opozitës laburiste e quante kryeministrin"burrë pa turp"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA