Reperi Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga burgu. Ai ishte së bashku me 33 personat e tjerë që u shoqëruan në polici për protestën e dhunshme në selinë e Partisë Demokratike.

Përmes një videoje që ka ndarë në rrjete sociale, reperi i ka falenderuar të gjithë për mesazhet e panumërta dhe mbështetjen që i kanë dhënë. “Shihemi shumë shpejt, iu falenderoj të gjithëve për mesazhet e panumërta, për përkrahjen më të madhe që më keni dhënë.

Nuk ishte asnjë gjë, ishte një shaka si gjithmonë. Ju përqafoj të gjithëve shumë. Nuk jemi mërzitur aspak, jemi kënaqur.Shihemi shumë shpejt“, shprehet reperi.

Të gjithë demokratët u dërguan në shtëpi, ashtu si edhe 5 kosovarët që nuk ishin me asnjërën palë dhe rezultoi se ishin arrestuar gabimisht.

Kujtojmë se të shtunën, selia e Partisë Demokratike u sulmua me forcë nga mbështetës të Sali Berishës që iu përgjigjën thirrjes së tij për të protestuar për largimin e kreut Lulzim Basha.

Protestuesit tentuan të hapin me forcë dyert e blinduara dhe thyen xhamat. Menjëherë ndërhyri policia për të shpërndarë turmën, ku u përdor edhe gaz lotsjellës.

FOTO GALERI
8/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA