Burime për Top Channel bëjnë me dije se disa nga kryetarët e degëve të Partisë Demokratike i kanë kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të dalë në terren dhe të takojë demokratët.
Sipas këtyre burimeve mësohet më tej se kryetarët e degëve kanë kërkuar që të gjithë të dalin në terren për të komunikuar me strukturat, përfshirë edhe kryetarin.
Sipas tyre nuk duhet të rrihet më nëpër zyra! Këtë kërkesë, disa prej kryetarëve të degëve e kanë bërë për kryetarin, nënkryetarët, sekretarin, kryesinë dhe deputetë, ndërsa thonë se është domosdoshmëri që të dilet në terren si pasojë e situatës në të cilën ndodhet partia!
Burimet i kanë thënë Top Channel se kësaj kërkese së disa prej kryetarëve, Basha i është përgjigjur pozitivisht, për të dalë e për të takuar strukturën në terren.
Top Channel ka mundur të sigurojë edhe emrat e katër kryetarëve të degëve të cilët e bënë këtë kërkesë dhe ata janë:
Lefter Geshtenja -Dega 7, Tiranë
Agron Kapllanaj – Dega Fier
Isa Sakja – Dega Kavajë
Xhevdet Amulli – Dega Shkodër
Top Channel