Me rikthimin e reshjeve të borës në Dardhë trashësia ka shkuar deri në 25 cm.

Nuk raportohen probleme sa i përket qarkullimit në këtë aks, por shqetësuese është era e fortë e cila hedh në rrugë kryesore të gjithë borën nga anët e rrugës. Reshjet kanë qenë më të pakta në Voskopojë, ku trashësia varion nga 7 deri në 10 cm.

Të gjitha akset nacionale dhe turistike janë lehtësisht të kalueshme vetëm kërkohet nga drejtuesit e mjeteve të jenë të kujdesshëm por dhe të pajisur me goma dimërore e zinxhirë. probleme ne qarkullim janë krijuar në rrugët e disa prej fshatrave të Devollit të Sipërm si dhe rruga nga Shtylla deri në majë të Mashkullores ndërsa era e fortë ka shkaktuar edhe probleme me furnizimin me energji elektrike.

Thuajse gjithë njësia administrative e Gorës në Maliq është pa energji elektrike, por probleme ka edhe në Njësinë Administratove të Pojanit, në fshatrat Orman, Rëmbec edhe në Terovë.

Mungesë të energjisë ka edhe në bashkinë e Kolonjë në njësinë administrative Mollas-Çlirim. Në bashkinë e Pogradecit në orët e para të mëngjesit për shkak të erës së fortë ka rënë një pemë na parkun e qytetit, fatmirësisht nuk ka pasur kalimtarë në atë moment.

Top Channel