15/11 21:07
Armando Broja vazhdon të vendosë rekorde të njëpasnjëshme me golat e tij në Premier League.
Falë rrjetës që realizoi ndaj Southampton, i 5-ti në këtë sezon, Broja u bë lojtari më i ri në moshë në historinë e Premier League që realizon në 4 e ndeshjet e para shtëpiake si titullar, vetëm 20 vjeç e 123 ditë.
Sulmuesi shqiptar barazoi edhe rekordin e spanjollit Diego Costa që në periudhën kur luante për Chelsean realizoi gjithashtu në 4 ndeshjet e para shtëpiake të cilat i nisi që nga fillimi.
Top Channel