“Paske qenë duke u shkrirë”, Erjoni komenton Bledin: Më vjen gjynah për ty, je kartë rezervë

10/01/2022 19:26

Pas takimit me Bledin, Erjoni nuk i ka kursyer disa komente për Mikelën duke i thënë se paska qenë duke u shkrirë për të.

Ndërsa për Bledin tha se përdoret si kartë rezervë, gjë që nxiti reagimin e vajzave në studio.

Erjoni: Unë të paskam penguar për të shprehur ndjenjat për Bledin. Ti paske qenë duke u shkrirë. Te takimi i parë thoje i tërheq fjalët, jo po e ndjeva.

Mikela: Ta dija që krijonte kaq shumë polemika, nuk do i kisha bërë.

Erjoni: Më vjen gjynah për Bledin se të kanë bërë si kartë rezervë.

Efi: Pse ofendon? Mbaj rezervën tënde dhe fol për veten tënde.

Mikela: Ka qenë zgjedhja ime e parë.

Bledi: Shyqyr kam sy dhe nuk e shoh veten si e dytë.

Erjoni: Është parë që je zgjedhje e dytë edhe e tretë.

Efi: Bledi është alamet çuni dhe nuk është zgjedhje e dytë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel