Mikela zgjodhi Bledin, Erioni ja numëron sot të gjitha… Ndërhyn Bledi, bie në kundërshtim me fjalët e tij

10/01/2022 18:35

Mikela dukej se ishte shumë pranë për tu bërë çift me Erjonin, por marrëdhënia e tyre është krisur.

Për këtë javë, ajo zgjodhi një takim me Bledin ndërsa në puntatën e ditës së sotme, Erjoni tha se priste që të kishin një takim bashkë për tu sqaruar.

Ndërsa Bledi u shpreh se i kishte thënë Mikelës që do e linte takimin nëse po dilte për ndonjë mesazh për Erjonin. Kur opinionisti i tha se do të donte të mos ia kishte thënë, Bledi tha se ia thotë tani por të kundërtën e tha më parë.

Erjoni: Prisja të kishim një takim.

Mikela: Kemi komunikim me ironi.  Unë preferova ti jap atë lirinë që ai kërkon. Tani çfarë të shqetëson?

Erjoni: Asgjë.

Mikela: Je më i qetë?

Erjoni: Po.

Bledi: I kam thënë Mikelës që nëse del në takim për diçka tjetër, do e lë takimin dhe do jenë shumë serioze.

Arjani: Do doja të mos ia kishe thënë.

Bledi: Po ja them tani.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel