Kroati qëndron gjatë tek Interi, zyrtarizimi brenda janarit

10/01/2022 22:04

Telenovela “Inter-Brozovic”, në serinë e fundit.

Firma e kroatit në kontratën e re nuk ka qenë kurrë kaq afërt. Takimi i radhës mes klubit zikaltër dhe përfaqësuesve të mesfushorit, i planifikuar pas finales së Superkupës së Italisë kundër Juventusit, mund të jetë vendimtar për të nxjerrë tymin e të bardhë.

Distanca mes qëndrimeve të palëve, që vetëm pak muaj më parë dukej e pakalueshme, është ngushtuar në mënyrë progresive dhe sinjalet e dërguara nga Brozovic në javët e fundit janë një paralajmërim i mirë si për Simone Inzaghin ashtu edhe për Steven Zhang, të cilët të dy ngulmuan fort për të bindur regjisorin për të vazhduar me zikaltrit.

Nëse faza e fundit e negociatave do të mbyllet pozitivisht, siç presin të gjithë tek Interi, Marcelo do të hedhë firmën në kontratën që do ta mbajë të lidhur me këtë skuadër deri në vitin 2025, me pagën që do të rritet në 6.5 milionë euro në vit, plus bonuse të ndryshme. Brenda janarit, duke përjashtuar ndonjë zhvillim surprizë, do të bëhet edhe njoftimi zyrtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA