InterI e nisi vitin 2022 me një fitore të rëndësishme.
Në javën e 21-të të Serie A, skuadra zikaltër fiton 2-1 ndaj Lazios dhe shkon përsëri në krye të renditjes duke kaluar në +1 nga Milan, por skuadra e Inzaghit ka një ndeshje më pak që duhet ta luaj.
Në “San Siro” u zhvillua një ndeshje me intensitet dhe në minutën e 30′ Bastoni do të shënonte golin e avantazhit. Mbrojtësi i Interit gjeni cepin e portës me një goditje të fortë, aty ku Strakosha nuk kishte çfarë të bënte por avantazhi do të zgjaste pak sepse pas 5 minutah,
Immobile barazpeshoi shfirat. Në pjesën e dytë dy skuadrat e kërkuan me ngulm fitoren, por ishte Skriniar që në minutën e 67′ shënoi golin avantazhit. Kjo ishte fitorja e tetë rradhazi për Interin.
Në kampionatin francez Lyoni nuk shkoi më tepër se sa një barazim 1-1 këtë të dielë kundër PSG-së, rezultat ky që e justifikon keqardhjen për energjitë e shpenzuar.
Ish-mesfushori i Milanit, braziliani Paqueta, me një goditje nga e djathta shënoi për vendësit, duke justifikuar aktivizimin. Ai ishte kthyer në Lyon vetëm mëngjesin e së martës, pasi ishte infektuar nga Covid dhe u bllokua në Dubai.
Gjithsesi shpresat e Lyon u shkatërruan në minutën e 76-të, kur Thilo Kehrer shënoi golin e barazimit dhe coi shifrat 1-1. Mungesat e Lionel Messit, Angel Di Maria dhe Neymar, bënë që Mbappé të ishte shumë i vetmuar dhe jo efikas.
Vazhdojnë surprizat në FA Cup në Angli. Në ndeshjet e fundit ishte humbja e Arsenalit ajo që bëri më tepër zhurmë. “Topçinjtë” u mundën 1-0 në shtëpinë e Nottingham Forest, një ekip që luan në kampionatin anglez të kategorisë së dytë.
Goli i vetëm i këtij takimi u shënua në minutën e 83-të nga Graban, një moment që i dha zjarr stadiumit “City Ground dhe njëkohësisht shansin Nottingham Forest që të kualifikohet për në raundin tjetër të Kupës.
Top Channel