Teksa diskutohet për protestën e 8 janarit, një debat ka nisur mes Flamur Nokës dhe Jonila Godoles në emisionin “Open”.

Ishte Godole që citoi fjalën e Nokës, gjë që nxiti reagimin e këtij të fundit dhe tha se sekretarja për të ndjekurit politik në PD po gënjente. Në atë moment, Godole i kërkoi të kontrollonte tonin me të dhe më pas kërkoi t’i bënte një pyetje, por Noka reagoi sërish ashpër.

Pjesë nga debati

Noka: A të dhemb kjo kur i shikon?

Godole: Ajo që ndodhi atë ditë është tragjike për të gjithë demokratët, për ata që janë të djathtë, për ata që e duan këtë parti ishte një ditë e trishtë, por edhe për të gjithë shqiptarët e tjerë, për ata që e panë nëpër ekrane. Unë kam ngritur një karrierë që është e pavarur nga partitë politike. Partia duhet të hapet edhe ndaj njerëzve që nuk janë pjesë e partisë.

Vasili: Jeni të dy si përfaqësues të partisë.

Godole: Unë kam karrierë të pavarur dhe jam krenare. Doja të thoja që të gjithë qytetarët shqiptarë jo vetëm demokratët, vetë kam qenë gazetare dhe e re në moshë kur më është djegur godina dhe ajo që ndodhi atë ditë ishte për të gjithë shqiptarët një akt i pashembullt në vitin 2022.

Vasili: Kush ushtroi dhunë mbi kë?

Godole: Publiku i sheh pamjet. Shqiptarët i kanë pamjet aty, unë mendoj që policia e shtetit ndërhyri me shumë vonesë. Policia e shtetit është aty dhe për gjënë më të vogël. Kur kemi një çift që janë te ndarja, ju thatë se ndoshta duhet të hysh te gjykata.

Noka: Nuk thashë ashtu.

Godole: Ashtu thatë.

Noka: Unë jam këtu dhe ti më thua çfarë thashë. Nuk skuqesh fare kur gënjen. Që të mos gënjesh…

Godole: Ju lutem kontrolloni tonin dhe fjalët që thoni ndaj meje. Kam një pyetje.

Noka: Pyetjet mi bën zonja, jo juve këtu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA