‘E lamë në baltë’/ Sinead O’Connor tregon se i biri tragjik kishte planifikuar funeralin një muaj para vetëvrasjes (fotot)

10/01/2022 15:23

Këngëtarja e njohur irlandeze Sinead O’Connor ka publikuar së fundmi një seri komentesh ku sinjalizon se i biri 17 vjeçar Shane kishte bërë plane të detajuara për funeralin e tij një muaj para vetëvrasjes, teksa supozohej të ishte në kujdesin e profesionistëve të shëndetit mendor.

Këngëtaja fliste për neglizhencë të autoriteteve shëndetësore dhe atyre shtetërore ndaj djalit të saj 17 vjeçar i cili vari veten, pasi u largua nga spitali javës që shkoi.

O’Connor thoshte se i vetmi kontakt që kishte pasur me autoritetet shëndetësore ishte ai ku i kërkohej “të shmangte publicitetin negativ”.

Gruaja në zi shkruante se “vetëvrasja nuk do t’ju sjellë paqe” dhe se “do të godas me grusht në fytyrë personin e radhës që thotë ‘të paktën ai është në paqe tani’”.

Këngëtarja e hitit të njohur të viteve 1990-të ‘Nothing Compares 2 U’ ishte në identifikimin e trupit të të birit në jug të Dublinit të premten.

Pasi i bënte homazhe djalit të saj ajo shkruante e zemëruar për dështimin e autoriteteve të qendrës së kujdesit të shëndetit mendor.

“Mos kujtoni se unë nuk jam e ndërgjegjshme që dështova me tim bir, por së bashku me agjencitë shëndetësore dhe shtetërore irlandeze”.

“Vetëvrasja nuk i sjell paqe askujt. Mund ta shihja nga fytyra sa i trazuar ishte prej muajsh”, shkruante nëna.

“Fëmija im supozohej të ishte nën mbikqyrje kundër vetëvrasjes kurse agjencia shëndetësore më thotë se janë të shqetësuar për publicitetin negativ”.

“Një muaj më parë Shane erdhi këtu pasi u zhduk duke lënë prapa shënime të detajuara për funeralin, kurse ata e lanë të shkonte. Por kur u ngritën kundërshtime nga shoqëruesi i tij, ata i thanë se ‘planifikimi i një funerali nuk ndryshon nga planifikimi i një martese”.

Këngëtarja shkruante se i biri kishte mësuar dhe si të bënte nyje litari duke kërkuar në kompjuterin e pavjonit psikiatrik të spitalit Linn Dara.

FOTO GALERI
1/5
Këngëtarja e njohur irlandeze Sinead O'Connor kërcënon të padisë spitalin që la të dilte jashtë djalin e saj adoleshent që kishte tentuar më parë vetëvrasjen

Top Channel