Këtë të hënë ka nisur puna për rehabilitimin e aksit rrugor Qafë Kashar-Rinas, të cilat pritet të zgjasin 7-10 ditë në varësi edhe të kushteve atmosferike.

Si rrjedhojë, është bërë edhe devijimi i trafikut sipas planit të menaxhimit:

Drejtimi i lëvizjes së automjeteve Qafë Kashar-Rinas, do devijohet në autostradë, në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.

Njëkohësisht, drejtuesit e automjeteve të përdorin edhe kalime të tjera alternative në rrugë dytësore.

Shërbimet e Policisë Rrugore do jenë në rrugë me qëllim shmangien e trafikut dhe orientimin e drejtuesve të automjeteve.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel