Kaos në aeroport pak para ndeshjeve/ SHBA merr vendimin drastik ndaj heroit iraken që shkroi historinë pas 40 vitesh 07/06 01:33
U luajtën këtë të hënë katër ndeshjet e radhës së Kupës së Kombeve të Afrikës, që për çudi përfunduan të gjitha me të njëjtin rezultat 1-0.
Senegalin e nderoi një penallti e shndërruar në gol nga Sadio Mane përballë Zimbabwes, ndërsa sulmuesi 28-vjeçar Sylla, i dha tri pikë Guinesë ndaj Malawi-t. Ndeshjen mes Marokut dhe Ganës e vendosi në minutën e 83-të Sofiane Boufal, kurse në sfidën mes Comoros – Gabon 1-0 golin e vetëm të takimit e shënoi Boupendza.
Në ditën e parë, sfidën hapëse të kompeticionit Kameruni e fitoi 2-1 përballë Burkina Fasos, ndërsa Kepi i Gjelbër fitoi 1-0 ndaj Etiopisë.
Top Channel