Banorët “tmerrohen” nga tërmeti në Greqi, sizmologët: “Zona jo me aktivitet të theksuar sizmik”

10/01/2022 00:03

Një termet i fuqishëm 5.3 i shkallës Rihter sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës është regjistruar në Follorinë në orën 21.43 minuta të mbrëmjes së të dielës.

Tërmeti ka pasur epiqendër 3 km ne perëndim të qytetit të Follorines në një thellësi 14.3 km.Ai është ndjerë në shumë zona të Greqisë se Veriut, në krahinën e Maqedonisë Perendimore, Qendrore deri në Selanik, por edhe me tej në jug deri në qytetet e Trikallas dhe Larisës.

Tërmetin e fuqishëm e kane pasuar brenda dhjetë minutave të paktën 5 lëkundje të tjera nga 2.9 deri në 4.1 shkalla Rihter.  Gjithashtu edhe mediat e Maqedonisë se Veriut raportojnë se është ndjere ky tërmet i fuqishëm ne shume zona të fqinjit verior të Greqisë deri ne Shkup ,madje deri në Bullgari.

Rreth 30 minuta pas tërmetit kryesor, tek repartet zjarrfikëse nuk ka pasur thirrje për ndihmë apo raportime për dëme, gjë që konfirmohet  edhe nga policia lokale.

Shume banorë të Follorines të frikësuar kanë dalë nga shtëpitë e tyre. Sipas dëshmive të para, tërmeti ka pasur një kohëzgjatje të madhe dhe është shoqëruar me zhurmë.

“Është shumë herët për të nxjerrë përfundime,” ka deklaruar Gerasimos Houliaras, drejtori i hulumtimeve sizmike te Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës.

Sizmologët presin zhvillimin e aktivitetit sizmik dhe të fenomenit, ndërsa theksojnë se kjo zonë nuk hyn tek ato që goditen rregullisht nga tërmetet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA