Rrjeti fiks i ALBtelecom arrin më shumë se 100,000 linja në fibër nëpërmjet teknologjisë GPON, në një kohë rekord, duke u konsoliduar si kompania me rrjetin më të gjerë të fibrave optike në vend.
ALBtelecom e nis vitin 2022, me një kapacitet të shtuar teknologjik, duke arritur 105,000 linja nëpërmjet GPON, teknologjisë më të mirë të disponueshme, të cilat u implementuan në një kohë rekord në të gjithë vendin.
Skuadra teknike e ALBtelecom ka punuar me përkushtim maksimal dhe intensivisht për të sjellë për abonentët e saj, investimin në rrjetin e linjave në fibër, përmes teknologjisë GPON, duke siguruar rritje të cilësisë së shërbimit.
“Jemi shumë krenarë, që kemi arritur një target mjaft ambicioz në një kohë rekord, mbi 100 mijë linja GPON, në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Znj. Bilgen Aldan, Drejtoresha Ekzekutive e ALBtelecom.
“Pavarësisht sfidave të pandemisë si dhe sfidave të shumta në terren, skuadrat teknike të ALBtelecom arritën të shtojnë kapacitetet e linjave të fibrës optike, duke ofruar më shumë cilësi për abonentët dhe një avantazh në treg”, shtoi Znj. Aldan gjatë një takimi me drejtuesit kryesorë të kompanisë dhe bashkëpunëtorë.
ALBtelecom zotëron një rrjet të fibrave optike prej 4500 km fibër optike, shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Këto zhvillime të fundit e konsolidojnë ALBtelecom si operatori lider në treg për kapacitetet e lidhjes së internetit përmes fibrës optike, ku Tirana mban peshën kryesore.
Top Channel