Meridian Ramçaj ishte i eliminuari i radhës nga reality shoë ‘Big Brother Vip’.

Arbër Zeka, fitues e “Big Brother 5” është përfshirë në një debat me Meridianin, ndërsa ky e fundit e akuzon se mbështet Donaldin dhe del për dreka me vëllain e tij, Romeon!

Pjesë nga debati:

Arbri: Po më le të flas thotë Donaldi!

Meridian: Ngaqë ke ndenjtur shumë me Romeon këto kohët e fundit dhe ke filluar të kopjosh. Drekat i ha ti jo unë o Arbër, fotot i bën ti jo unë!

Arbri: Unë nuk ndikohem prej personazheve publikë! Po don ta nxjerri ndryshe por nuk është ndryshe! Kam besuar që do kishe një komunikim më të mirë, me hap tema më serioze, u eliminove!

Top Channel