Doza përforcuese e vaksinës Covid 19 u siguron të moshuarve një nivel të lartë mbrojtjeje kundër një forme të rëndë të sëmundjes të shkaktuar nga varianti “Omicron”, për këtë arsye, një dozë e katërt nuk është e nevojshme deklaruan zyrtarët britanikë të shëndetësisë.

Rreth tre muaj pas dozës së tretë të vaksinës, rezultoi se mbi 95 për qind e personave mbi moshën 65 vjeçare nuk kanë kërkuar ndihmë në spitale, njoftoi Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA), e cituar nga BBC.

Të dhënat aktuale tregojnë se doza përforcuese vazhdon të sigurojë një nivel të lartë mbrojtjeje kundër sëmundjeve të rënda, madje edhe për grupmoshat më të cenueshme”, theksohej në deklaratën e Wei Shen Lim, kryetar i komitetit të Përbashkët të Qeverisë për Vaksinimin dhe Imunizimin. Duke marrë parasysh këtë fakt, komiteti arriti në përfundimin se nuk do të jetë e nevojshme një dozë tjetër përforcuese”, u shpreh zyrtari.

Sipas ti, rezulton se mbrojtja kundër një forme të lehtë të sëmundjes është më e shkurtër se mbrojtja kundër një forme të rëndë të sëmundjes dhe ka rënë në rreth 30 për qind pas rreth tre muajsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA