Skandali me publikimin e të dhënave, Imeraj: Do hetohen përmbaruesit pse blenë të dhënat dhe i shpërndanë ato

07/01/2022 10:54

Prokurorja Elisabeta Imeraj e pyetur në konferencën për media për shumën që është ofruar për shitjen e të dhënave personale të llogarive të mbi 690 mijë personave dhe të dhënat e targave të automjeteve nuk ka dhënë asnjë detaj.

Imeraj u shpreh se të dhënat janë shitur tek një subjekt privat,që punojnë në fushën e përmbarimit me agjenci të ndryshme që këto të dhëna i kanë përdorur për qëllime të tyre apo qëllime të tjera, ndërsa shton se prokuroria do ti shkojë deri në fund kësaj çështje, ndërsa ende nuk kanë një konkluzion e ndaj nuk mund të dyshohet për hipoteza të mundshme.

Pyetje: Me çfarë çmimi janë shitur përkatësisht të dhënat persona për llogaritë dhe automjetet?

Imeraj: Në rangun teknik nga kanë dalë këto të dhëna, bëhet fjalë për pagat e disa muajve, kanë dalë nga x person i punësuar në tatimet. Më pas është ndjekur zinxhiri i ngjarjes dhe është zbuluar se janë shitur për subjekte private. Ajo që dua të them është se do i shkohet deri në fund çdo lloj subjekti të përfshirë në këtë veprimtari çfarëdolloj niveli qoftë ai. Po hetojmë jo vetëm autorët që kanë marrë të dhënat por edhe në drejtim të hetimit të qëllimit të përdorimit të këtyre të dhënave për efekt të shpërndarjes së tyre të përgjithshme Për aq kohë sa nuk kemi një konkluzion nuk mund të dyshojmë për hipoteza. Çdo vepër penale e ndodhur do ta quaja një vepër që cenon të drejtën e shtetasve!

Ndërkaq, Imeraj tha se janë evidentuar katër autorë që dyshohet të kenë gisht në skandalin e publikimit të pagave të qytetarëve.

Katër persona janë arrestuar deri tani në lidhje me skandalin e publikimit të pagave pak javë më parë, të cilët akuzohen se kanë publikuar të dhënat personale të mbi 650 mijë qytetarëve. Nga të arrestuarit dy prej të tyre janë specialistë të IT te Drejtoria e Tatimeve dhe 2 janë bashkëpunëtorë të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA