6 milionë euro kanë bllokuar autoritetet në Kosovë, nën dyshimin se janë përfituar në mënyrë të paligjshme nga të pandehurit e përfshirë në rastin e njohur si “Brezovica”.

Policia e Kosovës bastisi nëntë objekte në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë, përfshirë edhe disa zyra të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Gjatë aksionit u arrestuan 4 vetë, përfshirë edhe zyrtarë të kësaj ministrie.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, tha në një konferencë për media, se të arrestuarit dyshohen për veprat keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe marrje të rryshfetit.

Aksioni ishte vazhdimësi e hetimeve të 21 dhjetorit të vitit 2021 kur u prangosën dhjetë persona, përfshirë edhe ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikollic, i cili dyshohet për dhënien në mënyrë të parregullt të lejeve të ndërtimit në Brezovicë. Prokurori i çështjes sqaroi se në Minstrinë e Mjedisit janë marrë një sërë dokumentesh përfshirë leje ujore dhe mjedisore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA