Një aksident është shënuar në aksin Cerrik-Belsh, pranë fshatit Shalës ditën e sotme.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa dyshohet se shkak të ketë qenë parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve.

Si pasojë  kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Ekipet e zjarrfikëses mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur nxjerrjen nga automjeti të personit që ndodhej ende i bllokuar brenda në automjet.

Ndërkaq, grupi hetimor ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.01.2022, rreth orës 10:30, në aksin rrugor Cërrik Belsh, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M. F. është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin V. H.

Për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja K. U., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA