Një 58-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga fqinjët e tij në banesën ku jetonte në qira.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen ‘5 maji’ në Elbasan, ndërsa policia njofton se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Rreth orës 12:10, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete, nga fqinjët, në banesën ku jetonte me qira, shtetasi B. K., rreth 58 vjeç, banues në Patos, Fier. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune”, njofton policia.

Paraprakisht dyshohet se vdekja është natyrale, për shkak të konsumimit të lartë të alkoolit.

Ndërkaq, gërupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA