Zëvendës ambasadori amerikan Demian Smith ishte në selinë blu për një takim me kreun e PD Lulzim Basha, takimi nisi rreth orës 13 dhe për të zgjatur një orë. Asnjë nga palët nuk zgjodhi të ndante detaje me mediat.

Vizita e tij vjen pasi disa deputetë nga grupi i Rithemelimit të PD dhe të rinjtë e FRPD tentuan të hyjnë në seli, por dera ishte e mbyllur.

Në fjalën e tij para mediave, Aldo Bumçi tha se kishin caktuar një mbledhje pune me Gent Strazimirin dhe Ivi Kason ndaj zgjodhën ta bënin në PD.

Mbylljen e derës e cilësoi si kriminale dhe projekt për të zhdukur opozitën, por me bindje u shpreh se protesta e thirrur nga Berisha për ditën e shtunë do ta çlirojë këtë “bunker” dhe ta kthejë në shtëpinë e demokratëve.

Top Channel