Barcelona është e detyruar që në këtë merkato të lirohet nga disa futbollistë për shkak të problemeve financiare.
Një nga ata që ka kërkesa në këtë moment është mbrojtësi i krahut të djathtë, Serginho Dest.
Për amerikanin interesohen klube “BIG” të Europës si Bayern Munich, Chelsea apo edhe Atletico Madrid, teksa Barcelona nga ana e saj është e gatshme të ulet dhe të bisedojë të ardhmen e lojtarit të datëlindjes 2000. Por, vetë Dest ndihet i lumtur në Katalonjë dhe aktualisht kërkon të qëndrojë me çdo kusht te katalanasit, duke prishur në këtë formë edhe planet e drejtuesve të Barcelonës.
Koha për krerët e klubit po kalon ditë pas dite, ndërsa ata po bëjnë të pamundurën për të hequr nga detyrimet lojtarë si Coutinho apo edhe Umtiti, në mënyrë që të jenë të lirë për të federuar lojtarë të rinj si Ferran Torres.
Top Channel