Shënjestra e atentatit ishte Crroj/ Hetimet për ngjarjen, merren në pyetje të plagosurit (foto e viktimës)

05/01/2022 15:17
Viktima Erion Çela

Ky është Erion Çela 35 vjeç i cili u vra teksa po pinte kafe me të vëllain Blerim Çela edhe ai i plagosur, si dhe të afërm të tjerë, ndërkohë që aty gjendej edhe bashkëshortja e tij shtatzënë.

Plumbat që u derdhën ndaj klientëve të vetëm në këtë lokal plagosën rëndë edhe Edmond Crrojin lidhje e ngushtë familjare e tyre, i cili rezulton i skeduar nga policia për ngjarje të tjera jashtë Shqipërisë, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Ndërkohë që të plagosurit e tjerë kanë dhënë dëshminë e tyre paraprake me pretendimin se nuk kishin parë asgjë. por kamera e sigurisë tregon se vrasësi i cili u afrua me një makinë me targa të vjedhura qëlloi egërsisht mbi tavolinën ku ishte ulur shënjestra e tij, dhe më pas u largua në drejtim të paditur.

Fatmirësisht në lokal nuk kishte klientë të tjerë.

Viktima administronte biznesin tip tabakino vetëm tre metra larg lokalit ku u vra. Ndërkohë qeë policia deklaron se pasi ka studiuar skedat e secilit mes tyre edhe persona të plagosur rastësisht , është e bindur se atentati që për pak do ishte kthyer në një masakër, kishte si objektiv Crrojin.

Ai është hetuar më parë nga krimet e rënda për çështje të prostitucionit jashtë vendit, ndërkohë që mbetet e paqartë e kaluara e viktimës , një 35 vjeçar që priste të bëhej baba.

FOTO GALERI
3/3
vëllai i viktimës, 28-vjeçari Blerim Çela

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA