Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në lagjen “Pavarësia” në Vlorë këtë të mërkurë, pas një konflikti të ndodhur në afërsi të një marketi.

Personi që mbeti i plagosur me dy plumba në dorë është identifikuar si Diego Hanaj.

Ai është dërguar në spital, ku po merr edhe kujdesin e duhur mjekësor në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur para pallatit ku banonte 36-vjeçari, ndërsa nuk dihet shkaku i konfliktit që degradoi deri në përdorimin e armës.

“Në lagjen “Pavarësia”, para pallatit te tij, dyshohet se është plagosur në dorë, me armë zjarri shtetasi D. H, 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Ndërkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Policia ka blinduar zonën dhe po punon për të kapur autorin ose autorët e përfshirë në këtë ngjarje.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA