Dhjetëra mijera protestues të armatosur me shkopinj e leva hekuri kanë rrahur policët dhe bastisën zyrat qeveritare në Kazakistan, në trazira të paprecendenta në republikën diktatoriale pro-ruse, pas rritjes së çmimeve të gazit dhe energjisë.
Vendi është një nga eksportuesit më të mëdhenj të gazit në botë.
Shpërthime dhe të shtëna u dëgjuan mbrëmë në kryeqytetin Almaty, pasi mijëra demonstrues u grumbulluan para zyrës së kryebashkiakut.
Në pamje të postuara në rrjetet sociale shihej zjarr në zyrat administrative teksa protestuesit sulmonin oficerët dhe autoblindat e policisë që nuk rezistuan ndaj morisë popullore.
Një grup protestuesish shiheshin të hipur mbi një kamion teksa sulmonin zyrat qeveritare.
Gjendja e emergjencës u shpall nga presidenti Kassym-Jomart Tokayev pasi pranoi dorëheqjen e qeverisë, pas rritjes së pashpjegueshme të çmimeve të karburanteve.
Atameken, grupi më i madh i biznesit në Kazakstan tha se kishte pasur sulme ndaj bankave të tyre, dyqaneve dhe bizneseve të tjera.
Kazakstani është një shtet me kontroll të ashpër që kultivon një imazh të stabilitetit politik duke u përpjekur të tërheqë investime të huaja për industrinë e tij të energjisë dhe metaleve.
Protestat nisën pasi qeveria hoqi tavanin e çmimit të naftës dhe gazit në fillim të vitit, edhe pse republika ish-sovjetike është nga eksportuesit më të mëdhenj të energjisë.
Pas kryengritjeve fillestare, çmimet e maftës u ulën përsëri në 50 tenge kazake, rreth 10 cent euro për litër, por kjo përsëri nuk qetësoi tërbimin ndaj qevrisë autoritare të vendit.
Tokayev urdhëroi sot guvernatorët lokaël të rivendosin tavanin e çmimeve të energjisë dhe mallrave bazë për popullatën, dhe të subencioneve të qerasë për familjet e varfra.
Tokayev ka zëvendësuar kryeminsitrin dhe kreun e sigurisë, duke shkarkuar Samat Abish, nipin e ish-presidentit të fuqishëm Nursultan Nazarbayev.
81vjeçari Nazarbayev, ish-shefi lokal i partisë sovjetike, sundoi Kazakistanin për gati 30 vjet para se të tërhiqej papritur në 2019 për t’i lënë vendin Tokayev.
Nazarbayev nuk ka komentuar ende mbi dhunën e fundit e cila nuk duket se do të shuhet së shpejti.
Top Channel