Mungesa e hekurit në organizëm mund të jetë për shkaqe të ndryshme, ku përfshihet keq ushqyerja, sëmundjet kronike, mosha dhe gjinia. Trupi e përdor hekurin për të prodhuar hemoglobinë, e cila transferon oksigjenin në të gjithë trupin. Mungesa e hekurit nënkupton më pak oksigjen në organizëm dhe fillimin e anemisë.
Pavarësisht përpjekjeve tuaja për të shtuar më shumë hekur në organizëm, është e mundur që disa vitamina mund të funksionojë kundër jush. Por ka disa mënyra të thjeshta për të përfituar sa më shumë prej suplementeve të hekurit, të cilat i zbulojmë më poshtë.
Merrni suplementin e hekurit me stomak bosh
Opsioni më i mirë në këtë rast është të merrni suplementin e hekurit me stomak bosh, kështu trupi do ta thithë më mirë atë.
Shmangni marrjen e suplementit të hekurit me ushqime me kalcium ose me shumë fibra
Nëse zbuloni se marrja e hekurit esëll ju shkakton shqetësime në stomak, është mirë të konsumoni pak ushqim. Por nëse jeni duke marrë një suplement hekuri në mëngjes dhe mëngjesi juaj është i pasur me produkte të cilat përmbajnë kalcium, atëhere ai mund të pengojë aftësinë e trupit tuaj për të thithur hekurin Në rastin ideal është mirë të prisni rreth 2 orë para se të konsumoni produkte të pasura me kalcium si qumështi, djathi ose kosi. Ju gjithashtu duhet të shmangni ushqimet me shumë fibra, si drithërat integrale, perimet e papërpunuara, krundet, si edhe pijet me kafeinë kur merrni hekur.
Kosnumoni produkte me Vitaminë C
Merrni hekur me diçka të pasur me vitaminë C, si lëngu i portokallit, i cili mund të ndihmojë organizmin në përthithjen e hekurit.
A duhet të vazhdoni të merrni hekur në mëngjes?
Në keni mungesë hekuri në organizëm apo po përpiqeni të trajtoni probleme si anemia, atëherë është mirë t’i merrni seriozisht masat e mësipërme. Këshillohuni me mjekun tuaj dhe bëni teste gjaku, për t’u siguruar që nivelet e hekurit po rriten në bazë të regjimit tuaj ushqimor dhe shtesave të suplementeve.
Sidoqoftë, nëse jeni duke marrë një multivitaminë me hekur dhe nivelet tuaja të hekurit janë normale, nuk keni nevojë të jeni aq të kujdesshëm për mënyrën sesi i merrni këto shtesa. Edhe pse shtesat kanë vendin e tyre, ushqimi është zakonisht mënyra më e mirë për t’i dhënë trupit tuaj atë që i nevojitet. Ngrënia e ushqimeve të pasura me hekur, duke përfshirë mishin, produktet e detit, drithërat, fasulet, arrat dhe rrushin e thatë, mund t’ju ndihmojë të plotësoni nevojat tuaja ditore./AgroWeb
Top Channel