Einxhel Shkira dha puthjen e parë me Dj Dagz në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ‘Big Brother Vip’ pak ditë më parë, për të cilën më pas shprehu shumë siklet edhe tha se e kishte dhënë në një gjendje të dehur!
Por prisni pak! Einxhel bën mirë t’i kthejë pas fjalët që ka thënë sepse as mbrëmjen e djeshme nuk kanë munguar të tjera puthje me Dj Dagz, ndërsa ky i fundit ‘ndihet në siklet’ këtë herë!
Dj Dagz i thotë Einxhel se i duket sikur ka harruar të puth, ndërsa e mbulon moderatoren me puthje, e madje kjo e fundit i kërkon të mos bëj zhurmë sepse do të shqetësojë Ilirin!
Dj Dagz: A po më duket apo paskam harru me puth?! (Qeshin të dy)
Einxhel: Se di, nuk e kam idenë si ke puth më përpara që të mund ta vlerësoj, ke harruar apo jo! Pse nuk mbulohesh se do ftohesh?
Dj Dagz: Kam nxehtë!
Einxhel: Unë kam ftohtë! (E puth) Shh.. Mos bëj zhurmë se do të urrej Iliri që po bën kaq shumë zhurmë!
Top Channel