Vajza e madhe e Princit Emmanuele Fliberto dhe aktores franceze Clotilde Courai, princesha Vittoria e Savojës para pak ditësh festoi ditëlindjen e 18-të të saj dhe tashmë është një princeshë dhe trashëgimtarja e parë femër e frontit të Italisë në 1000 vite.

Familja mbretërore e Savojave ekziston prej 1000 vitesh dhe në të gjithë rastet dinastia është vijuar nga trashëgimtarët meshkuj. Por duke qenë se Emmanuele Filiberto ka vetëm dy vajza, babai i tij, princi Vittorio Emmanuele, djali i Mbretit të fundit të Italisë, shfuqizoi me një dekret mbretëror të drejtën për trashëgimin e fronit vetëm nga meshkujt.

Por vendimi nuk u prit mirë nga kushëriri i Vittorio-s, Princi Amione di Savoia Aosta, i cili ka dy djem, 12 dhe 10 vjeç, që do të trashëgonin fronin nëse nuk do të ndryshoheshin rregullat. Ai e ka quajtur të paligjshëm vendimin, por Filiberto tha se kushërinjtë e tij kanë 150 vite që duan të marrin fronin.

Monarkia u shfuqizua në Itali në vitin 1946, kur Umberto II ishte në fron. Familja mbretërore u detyrua të shkonte në ekzil, për shkak se u akuzua si bashkëpunëtore e fashizmit, ndërsa italianët zgjodhën që të krijonin Republikën. Por Filiberto ka deklaruar më parë që po mendon të futet në politikë dhe të krijojë një parti që do të mbështesë rikthimin e monarkisë.

Në një intervistë në muajin maj për “Neë York Times”, Vittoria tha se ndryshimi i rregullit ishte dhurata më e mirë që gjyshi mund t’i kishte bërë. E pyetur nëse ishte e gatshme të bëhej mbretëreshë, influencerja Vittoria tha se: Italia nuk është një vend shumë progresiv, por do të mësojnë.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel