Pamje dramatike të rrëzimit të dronëve sulmues ndaj bazës së NATO-s në Irak (foto-video)

04/01/2022 20:01

Koalicioni perëndimor në Irak publikoi sot pamje të neutralizimit të dy dronëve ajrorë sulmues që tentonin të godisnin bazën e Ain Al-Asad.

Dronët e armatosur u rrëzuan para se të sulmonin  bazën ajrore në perëndim të Irakut, tha një zyrtar i koalicionit të drejtuar nga SHBA, duek shtuar se ky nuk ishte sulmi i parë.

“Dy dronë të mbushur me eksplozivë u shkatërruan në ajër mëngjesin e sotëm nga sistemet mbrojtëse të bazës ajrore Al-Asad,” tha zyrtari.

“Ky ishte sulmi i dytë brenda 24 orëve që shënjestron koalicionin dhe bazën pranë aeroportit të Baghdad”, shtoi ai.

Sulmet vijnë në kohën kur Teherani dhe vende aleate kanë mbajtur dje ceremoni përkujtimore të vrasjes dy vjet më parë të komandantit Kasem Soleimani në një sulm me dron të SHBA, duke u zotuar per hakmarrje.

Trupat e koalicionit të NATOs në Irak thonë se janë tashmë aty me role jo-luftuese por trajnuese e këshilluese.

“Por megjithse kemi mbyllur misionet e luftimit, kemi të drejtën tonë të vetëmbrojtjes,” tha zyrtari amerikan”.

FOTO GALERI
3/3
Sulmet vijnë në kohën kur Teherani dhe vende aleate kanë mbajtur dje ceremoni përkujtimore të vrasjes dy vjet më parë të komandantit Kasem Soleimani në një sulm me dron të SHBA

Top Channel